Zhdukja e provave për rastin Dehari, Abazi: Kurtin, Haxhiun, Balajn, Mihalin duhet t`i marrë në pyetje Prokuroria

Deputeti i VV Haki Abazi ka thënë se për rastin e zhdukjes së mostrave në rastin Astrit Dehari nga IML, ekzistojnë kamerat dhe sipas tij dihet se kush i ka zhdukur ato prova, raporton Gazeta Blic.

Ai ka insistuar se prokuroria ka material të bollshëm dhe për këtë ka ftuar prokurorinë e shtetit që të merren në pyetje kryeministri Kurti, ministria e Drejtësisë, dhe të tjerë.

“Prokuroria duhet të marrë në pyetje Albin Kurtin, Albulena Haxhiun Dejona Mihali, Nazlije Balaj, për rastin e zhdukjes së provave nga institute I mjekësisë ligjore”, tha ai.

 

Lexo edhe:  Ushtroi dhunë kundër gruas, polici dënohet me 8 muaj burg