Zhdukja e gjilanasit çon në këmbë Policinë në Kosovë dhe Shqipëri, e gjejnë duke pushuar në mes të Tiranës

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Kështu ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku familjarët e një 43-vjeçari e alarmuan Policinë pasi I njëjti u largua nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij, raporton Gazeta Sinjali.  

Zhdukja e gjilanasit çoi në këmbë Policinë në Kosovë dhe Shqipëri, pasi vetura e tij dyshohej se ndodhej në kryeqytetin shqiptar.

Sinjali mëson se pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshëm dhe bashkëpunimit mes autoriteteve në Kosovë dhe në Shqipëri, 43-vjeçari u gjet në qendër të Tiranës.

Sipas informacioneve të para, ai u gjet në automjet dhe gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë.

Pasi është kthyer në Kosovë, i njëjti ka deklaruar se nuk është keqpërdorur nga askush, por vetëm është larguar për të shëtitur si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale.

Lidhur me rastin, për të gjitha detajet është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Lexo edhe:  “Dyshohet për pengim të drejtësisë, ndikim te dëshmitarët”, Haxhi Shala dërgohet në Hagë