Zhdukja e 27-vjeçarit në Has, skuadrat e Kërkim-Shpëtimit mbyllin operacionin, s’ka gjurmë të tij
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se akoma nuk kanë hasur në gjurmët e banorit të humbur A.LL., 27-vjeçar.
Operacionin e kanë mbyllur deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme. Kërkimi është bërë në bashkëpunim me policnë e shtetit shqiptar.
Njoftimi i plotë:
Me datën 07.04.2025 ShKShMK ka pranuar thirrje për ndihmë nga autoritet Shqiptare për kërkimin e banorit të humbur A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has.
Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me datat 07-08.04.2025, duke mos hasur në gjurmët e personit të lartcekur.
Ky operacion mbyllet deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme./Periskopi