Zhduket një vajzë 16 vjeçare në Ferizaj

Një 16-vjeçare është zhdukur dje në rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj.

Babai i saj ka raportuar në Polici se vajza është larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.

“PERSON I ZHDUKUR – Rr. Astrit Bytyqi, Ferizaj 01.05.2024 – 13:00.  Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”

Lexo edhe:  ‘O ruju, ruju’, momenti kur vetura humb kontrollin dhe godet për vdekje 3 të rinjtë - dëgjohet goditja dhe bërtimat