Këta janë katër të arrestuarit për tentim vrasjen në lokalin “Monami” në Ferizaj

Muaj më parë ishte raportuar për një përleshje e cila ishte afër që të përfundonte në një lokal në Ferizaj, ku kishte pasur disa të shtëna armësh.

Siç kishte mësuar Sinjali përmes burimeve, ngjarja kishte ndodhur në lokalin ‘Monami’ në Ferizaj, e cila erdhi pas një konflikti verbal mes disa personave, ku të njëjtit ishin përleshur fizikisht dhe njëri prej të dyshuarve kishte shkrepur edhe armën, por që fatmirësisht nuk kishte pasur pasoja në njerëz.

Policia e Kosovës bëhet e ditur se tashmë ka arrestuar katër persona lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar “Vrasje e mbetur në tentativë”, e ndodhur në tetor të vitit të kaluar.

Siç merr vesh Sinjali, katër të arrestuarit për këtë rast janë: Fadil Toqi, Sead Ramadani, Besim Krasniqi dhe Agim Krasniqi.

“Gjatë kontrollit, në trup u janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 21 copë fishekë dhe të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Lexo edhe:  Policia hap konkurs për pranimin e pjesëtarëve të rinj