Zhduket një person që dy javë në Fushë-Kosovë
Foto ilustruese
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është zhdukur që dy javë në Fushë-Kosovë.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur një grua, ku ka thënë se personi ka dalë nga shtëpia që dy javë dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori.
Njoftimi nga Policia e Kosovës:
Fushë Kosovë. Ankuesja femër kosovare me datën 17.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar para dy javësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori