Zhduket një grua me probleme mendore nga Vushtrria, familja kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.
Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Vushtrria, e cila ka raportuar se motra e saj me probleme mendore, ka dalë nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Sinjali mëson se e njëjta ka deklaruar para Policisë se nuk janë në dijeni për fatin e saj që nga 11 janari dhe gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se ajo kthehet, por nuk është bërë e gjallë.
Përballë kësaj situate, ata vendosën që ta njoftojnë Policinë.
Denoncimi i rastit ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.