Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot jo-stabil, me intervale kohore me diell në disa zona dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, shqote e bore. Reshjet më intensive do të jenë në veri dhe lindje të vendit e shumë të pakta në rajonin e Dukagjinit. Do të fryjnë erëra drejtimesh të ndryshme, ndërsa temperaturat maksimale deri në 11 gradë Celsius në Dukagjin. Në Rrafshin e Kosovës do të jetë më ftohtë sidomos në kohën e ardhjes së frontit të ftohtë nga verilindja.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pritet mot i mirë, me intervale kohore me diell e vranësira të cilat vetëm në disa zona mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër. Edhe në Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht stabil, ndërsa ndryshe në Luginën e Preshevës ku priten rrebeshe shiu, shqote e bore.

Nga e diela stabilizim dhe përmirësim i motit në tërë rajonin e po ashtu edhe në territoret tona. Mëngjeset do të jenë të ftohta, por jo me acar të fortë ku nganjëherë ka mundësi që të ketë mjegull. Ditët kryesisht stabile, me intervale kohore me diel e vranësira lokale si dhe me rritje konstante të temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Gllarevë të Klinës, ambulanca shkon në vend të ngjarjes