Zhduket një grua e moshuar në Veternik, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vetenik, ku një grua e moshuar, Remzije Ahmeti, është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.

Ajo është zhdukur mbrëmjen e djeshme, dhe deri tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Familjarët e Remzije Ahmetit, kanë bërë thirrje për ndihmë nga publiku dhe po kërkojnë çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e saj, duke treguar se Remzije Ahmeti vuan nga sëmundja e Alzheimerit, një gjendje që mund ta ketë përkeqësuar orientimin e saj dhe mund të ketë kontribuar në largimin e saj nga shtëpia.

Nëse e shihni zonjën e moshuar, mund të kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

049 400 049
049 795 200

Lexo edhe:  Më i kërkuari në Europë, kush është trafikanti shqiptar që ka ngritur në këmbë policinë evropiane