Plagosje me armë zjarri në afërsi të Prishtinës, një person dërgohet me urgjencë në QKUK

Një përleshje në mes të disa personave ka ndodhur sonte në fshatin Suteskë të Komunës së Prishtinës, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit, e ku për pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës thonë se përsoni i lënduar tashmë ka arritur në këtë institucion dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme, por është jashtë rrezikut për jetën.

Gazeta ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

02 Press do t’ju mbajë të informuar.

Lexo edhe:  “Si n’bahçe t’babës”: Me targa të Beogradit autoambulanca e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë