Zhduket një familje në Drenas – Kishin ardhur për pushime në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një familje në Drenas është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rastin e ka lajmëruar në polici, vëllai i tyre, i cili edhe ka bërë të ditur se ata kishin ardhur për pushime në Kosovë.

“Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre, rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Lexo edhe:  Zyrtari policor: Qytetarët që jetojnë në veri janë heronjtë tanë, rrinë natën zgjuar për të na ofruar pije të ngrohta e ushqim