Zhduket një 38-vjeçar nga Peja, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur
Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi nga që është raportuar si i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Samir Puza, për të cilin Policia ka kërkuar që kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të njoftojë organet e rendit.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]