Zhduket një 15-vjeçar në Fushë Kosovë, nëna kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Fushë Kosovë, e cila ka raportuar se djali i saj i mitur është zhdukur.

Sinjali mëson se nëna ka deklaruar se i biri 15-vjeçar është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për fatin e tij, pasi i njëjti s’është lajmëruar në thirrjet e saj.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e djalit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Ankesat për faturat e larta të rrymës, kërkohet që Prokuroria të nis hetime urgjentisht