Zhduket mërgimtari 77-vjeçar, që erdhi për pushime në Kosovë

Një burrë 77-vjeçar është shpallur i zhdukur, ndërsa familja po kërkon ndihmë për gjetjen e tij.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar njoftimin e familjes bashkë me të dhënat e burrit të zhdukur, që kishte ardhur nga Norvegjia për pushime në Kosovë.

Bëhet fjalë për Avni Agushin, i cili që nga kjo e mërkurë ka humbur kontaktin me familjen.

Ata që mund ta shohin ose dinë diçka për 77-vjecarin, është publikuar edhe numri i bashkëshortes së tij për ta njoftuar [+47 984 76 704].

Lexo edhe:  Babë e bir kapen me policët dhe i kërcënojnë me vrasje brenda stacionit policor në Prishtinë