Zhduket 60-vjeçarja nga fshati Bardhosh i Prishtinës, familja kërkon ndihmë për ta gjetur
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.
Që nga dita e djeshme, e zhdukur po rezulton edhe Hyrë Zhegrova, 60-vjeçare, nga fshati Bardhosh i Prishtinës, e cila sipas familjes, ka dalë nga shtëpia dje në mëngjes dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Kështu kanë bërë me dije për Sinjalin familjarët e saj, të cilët njoftuan se e kanë kërkuar në shumë vende, por s’kanë arritur ta gjejnë, prandaj po kërkojnë ndihmë.
Për 60-vjeçaren, familjarët lusin qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në numrin kontaktues +383 45 502 438, teksa rastin e kanë denoncuar edhe në Polici.