Jasharaj – Kurtit: Plotësojë kërkesat tona, t`i mbushim shkollat me nxënës

SBAShK ka mbajtur konferencë për media lidhur me ecurinë e grevës.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.

Kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj, ka thënë se sindikata të cilën ai e drejton e ka edhe mbështetjen e vëllezërve shqiptarë.

“Mesazhi i tyre nga Shqipëria dhe nga vëllezërit tanë është se janë me ne sepse ne jemi në rrugë të drejtë”.

“SBAShK dhe sindikatat tjera janë në pritje të dialogut dhe deklarata e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, se dyert janë të hapura është një porosi e gabuar. Ajo nuk po ka kohë që të takohet me ne sepse po shkon nëpër vizita”.

“Për t’u takuar me ne duhet shkrese dhe orë të caktuar. Nëse e ka sinqerisht [Arbërie Nagavci], le të na dërgojë një letër, por një letër të tillë po e presim më shumë se kurrë nga kryeministri Albin Kurti”.

“Qeveria duhet të takohet me ne zyrtarisht para mediave sepse ne jemi në rrugë të drejtë dhe s’kemi se çfarë të fshehim”.

Lexo edhe:  Ndodh edhe kjo: Gjakovari i shkon disa herë te lokali një gruaje dhe e kërcënon, thotë se i përngjan dikujt që s’i pëlqen