Zhduken tre meshkuj në Fushë-Kosovë
Në dy raste të ndara, tre meshkuj janë raportuar të zhdukur në Fushë-Kosovë.
Rasti i parë është raportuar të dielën, ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh, ku ankuesi ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rasti i dytë dyshohet se ka ndodhur të hënën, ku është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhje e tyre.
Rasti është duke u hetuar nga Policia.