“Zgate Zot”: Punëtorët e shtetit pushojnë sot e nesër, sepse dje e pardje ishte festë
Sot e nesër, punëtorët e shtetit do ta kenë pushim. Kjo pasi që ata do të përfitojnë nga dy data të festave zyrtare të cilat ranë në vikend, mirëpo sipas Ligjit të Festave zyrtare, për to pushohet në një ditë pune.
Kësisoj, sot, punëtorët e sektorit publik pushojnë për shkak se të shtunën ishte Dita e Kushtetutës.
Teksa, nesër, të njëjtit nuk dalin në punë pasi që dje ishin pashkët katolike.