Parashikimi i motit për fillimin e javës

Java e re  në Kosovë fillon me mjegull nëpër shumë ultësira dhe brymë në disa zona ku temperatura minimale mund të ulet deri në -2 gradë Celsius.

Dita parashihet stabile dhe kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon të Hënën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale kryesisht të pakta. Mëngjesi do të jetë me ngrica në veri të Malit të Zi dhe disa vise malore të rajonit. Dita stabile dhe kryesisht me diell.

Nga e Marta do të vazhdojë “avazi i vjetër”. Parashihen mëngjese me mjegull dhe ngrica të dobëta në disa zona, ndërsa ditët parashihen stabile, me diell dhe vranësira lokale. Reshjet nuk priten ende. Temperaturat maksimale do të rriten prapë lehtësisht./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Gjermania në hall për këta punëtorë, kërkohen në të gjithë botën: Paga vjetore është 40 mijë euro