Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Podujevë

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, sot Podujeva ka organizuar ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Shtatorja është zbuluar nga presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti, Teuta Rugova e bija e presidentit, kryetari Shpejtim Bulliqi dhe Fatmir Sejdiu.

Shtatorja është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Mitrovicë, tentoi ta ndalë ‘taxin’ në të cilin ishte gruaja e tij, me të cilën janë në procedura divorci