Zbulohet përmendorja 50-mijë euroshe e Albin Kurtit

Mërgimtari Sabahudin Uka ka zbuluar sot përmendoren që ia ka përgatitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmendorja u zbulua në fshatin Peran të Podujevës.

Kostoja e përmendores është 50 mijë euro. Të paktën, kështu kanë thënë mbrëmë familjarë të mërgimtarit Uka në një prononcim për Insajderin.

“Albin Kurti, shpresa e fundit”, thuhet poshtë përmendores.

Lexo edhe:  ‘Plaki’ 23-vjeçar i Bregut s’e shijoi gjatë lirinë, u kap nga Policia posa u kthye në banesën e tij në Prishtinë