Zbulohet në Napoli shtypshkronja që përmbyti Europën me kartëmonedha false, u prodhuan 15 milionë euro

Një shtypshkronjë për prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara u zbulua mëngjesin e 14 gushtit në Napoli, në lagjen Barra që ndodhet në pjesën lindore të qytetit.

Operacioni i policisë italiane që nisi pas një hetimi të Prokurorisë së Napolit që synonte neutralizimin e një organizate transnacionale të dedikuar për falsifikimin e kartëmonedhave të falsifikuara 20, 50 dhe 100 euro çoi në sekuestrimin e 2.7 milionë eurove false.

Karabinierët kryen një kontroll dhe arrestuan një burrë që besohet se ishte përgjegjës për ngritjen dhe menaxhimin e shtypshkronjës klandestine, të ndërtuar në shtëpinë e tij.

Lexo edhe:  Aksioni ‘Shpata’ në veri, arrestohet një i dyshuar për përpunim e kultivim të lëndëve narkotike