Zbulohet kush është i arrestuari që e vrau me thikë 29-vjeçarin në Gjilan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e goditjes me mjet të mprehtë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi i arrestuar është Dibran Tahiri, (31-vjeçar), i cili dyshohet se e ka therur për vdekje me thikë viktimën Armend Behluli.
Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale, të cilët kanë bërë me dije se viktima u dërgua me shenja jete në spital, mirëpo nuk ka arritur që t’i bëjë ballë plagët dhe ka ndërruar jetë në Emergjencë.
Policia njofton se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, teksa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ekzaminuar rrethanat që ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”.
“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Valon Osmani.