Zbulohet kush është i arrestuari për shpërthimin te shtëpia e vëllezërve Pergjegjaj në Pejë, i sekuestrohet vetura
Pas më shumë se një muaji, Policia ka arritur ta arrestojë personin që dyshohet për shpërthimin që ndodhi në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, te shtëpia e vëllezërve Pergjegjaj, ku është hedhur një granatë dore që ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Në shtëpinë e të dyshuarit sot janë kryer bastisje, me ç’rast i njëjti është kapur.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin Fisnik Sadrijaj, 31-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Me rastin e kontrollit te shtëpia e tij, Policia ka sekuestruar edhe automjetin, që dyshohet se është përdorur nga Sadrijaj në kryerjen e veprës penale.
Lidhur me arrestimin e tij janë deklaruar edhe nga Policia, me ç’rast është konfirmuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar:
F.S. i lindur me 1992 Kosovar/Shqiptar.
Personi i dyshuar ёshtё intervistuar nga hetuesit ne prezencë tё avokatit mbrojtës dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48-orё.“, thuhet në njoftimin e Policisë.