Zbulohet emri i personit të arrestuar për grabitje në marketin në Pejë
Pas disa ditësh në arrati, Policia Rajonale në Pejë ka arritur të arrestojë personin e dyshuar për rastin e grabitjes në një market në Pejë. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është konfirmuar nga Policia.
Grabitja është kryer më 24 nëntor, në rrugën ‘Gjergj Fishta’ në Pejë dhe rasti ishte denoncuar nga punëtorja e marketit.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë për këtë rast është Mentor Berisha, rreth 41-vjeçar.
Berisha dyshohet se kishte shkuar te marketi i maskuar dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës, i ka marrë rreth 500 euro nga arka dhe ka ikur.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, i njëjti është identifikuar dhe prangosur nga Policia.
Ndaj tij, pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.