Vetaksident i rëndë në Kçiq, vetura BMW përfundon në ara – dyshohet që shoferi voziti me shpejtësi të madhe

Një qytetar e ka pësuar keq me veturën e tij në Kçiq të Mitrovicës duke përfunduar me katër rrota përpjetë.

Vozitësi dyshohet të ketë shkaktuar vetaksident, nga mospërshtatja e shpejtësisë, shkruan Jepi zë

Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se ky qytetar në zonën ku është e caktuar shpejtësia më e vogël ai e ka ngasur veturën me shpejtësi shumë të madhe.

Në vendin e ngjarjes është parë duke shkuar edhe një autoambulancë pasi dyshohet se shoferi ka pësuar lëndime.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa është mjaft shqetësuese numri i madh i aksidenteve që po ndodhin në Komunën e Mitrovicës.

Lexo edhe:  Njihuni me babain e Xhulit të Big Brother, ai e la Finlandën për UÇK-në