Zbulohet arsyeja që çoi në vrasjen në një hotel të Prishtinës

Mesditën e së shtunës, në një hotel në Prishtinë, Rexhep Tahiri është vrarë me armë zjarri. Për këtë rast, si të dyshuar u arrestuan dy persona, derisa njëri prej tyre dje është liruar.

Avokati i njërit nga të dyshuarit, M.M., Skender Musa, ka thënë se klientit të tij nuk i është caktuar masa e paraburgimit për shkak se nuk ka pasur dyshime të bazuara se ka marrë pjesë në kryerjen e ndonjë vepre penale.

“Është liruar sepse është konstatuar që nuk ka dyshim të bazuar që ka marrë pjesë në kryerjen e asnjë vepre penale”, ka thënë ai.

Musa ka bërë të ditur se arsyeja e vrasjes dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje mes të dyshuarve dhe viktimës për disa para hua, që më pas i ndjeri ka tentuar që t’i marrë me fajde.

Lexo edhe:  Suspendohet rreshteri policor në Mitrovicë, Sead Azemi, ia mori orën një personi