Zbardhet vrasja në Shkodër: Një person e vrau kushëririn sepse ia kërkoi lekët e qirasë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e raportuar sot në Shkodër.

Viktimë thuhet se është 51-vjeçari P. V. Autori i dyshuar i ngjarjes, sipas policisë, është kushëriri i viktimës L. V..

Ky i fundit jetonte me qira te shtëpia e P. V., ndërsa vrasja dyshohet se ka qenë për shkak të mosmarrëveshjes së qirasë.

P.V. jetonte prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira L. V., të afërmit të tij, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

51-vjeçari i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas L. V. ka qëlluar në drejtim të kushëririt të tij ku e ka lënë të vdekur në vend.

 

Lexo edhe:  Vrasja në Gjilan: Viktima është 29-vjeçar, u dërgua në spital me shtatë plagë në trup