Zbardhet Kosova me mëngjes, bora nis ta zbardhojë

Sot na pret mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Priten erëra veriore/verilindore dhe reshje kalimtare shiu.

Në viset e larta malore u paralajmëruan reshje të herëpashershme bore, shkruan 02 Press.

Kështu ka ndodhur në Brezovicë dhe Brod, ku bora ka zbardhur malet.

Ndërkaq, në vende të ulta pritet ulje e temperaturave. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Lexo edhe:  Nëna e djalit të plagosur në Shtërpcë: S'është qëlluar mbi ta, të dy u goditën nga plumbat që u gjuajtën në asfalt