Vetura me tre persona bie në Lepenc, raportohet se targat ishin të Kosovës

Një makinë që dyshohet se ishte me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc.

Një makinë është përmbysur pasditen e sotme në lumin Lepenc, në pjesë e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë. Dyshimet e para janë që makina të ketë targa të Kosovës.

Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën por pa sukses deri tani. Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.

Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të fundit.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re Kadri Syla nga Skënderaj