Zbardhen detaje të reja si dha fund jetës Sokol Halili

Policia e Kosovës ka dhënë të shtunën detaje të tjera rreth vdekjes së dorasit të gruas shtatzënë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se në vendin ku dorasi i ka dhënë fund jetës është gjetur një pistoletë me një karikator pa fishekë.

“Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

S.H., ka vrarë me armë zjarri të mërkurën bashkëshorten e tij me të cilën ishte në procedurë divorci, H.M. E ndjera është qëlluar për vdekje para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, derisa ishte në javën e 41 të shtatzënisë.

Lexo edhe:  Banka Botërore: Kosova me numrin më të madh të të papunëve, vetëm 37% të popullsisë së aftë për punë punojnë