Zana Avdiu bën thirrje për nuset e reja: Mos u vishni me dimija e dallama

Publicistja Zana Avdiu ka bërë një kërkesë të pazakontë për gratë e reja, duke i ftuar ato që të shmangin veshjet tradicionale si dimijat dhe dallamat.

Në një postim në rrjetet sociale, Avdiu ka shprehur mendimin e saj se këto veshje nuk janë të përshtatshme, veçanërisht kur burrat e tyre janë të veshur me rroba sportive.

“Mosni, se mu marre po më vjen për juve,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se e sheh këtë fenomen si diçka të papërshtatshme.

Ky reagim ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, me komente që e mbështesin, por edhe të tjerë që e kritikojnë qasjen e saj ndaj veshjeve tradicionale.

Lexo edhe:  Xhuli flet për flirtin që ka pasur me Noizyn