Këta janë tre banorët që injoruan dasmën e Meritonit me Ilnisën

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë ‘martuar’ mbrëmë në Big Brother VIP Albania 3.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u improvizua një dasmë, ku e ftuar për të kënduar ishte Valbona Mema.

Megjithatë, jo të gjithë banorët ishin të ftuar në këtë ceremoni, pasi çifti largoi disa.

Vesa Smolica, Fation Kuqari dhe Erjola Doçi nuk morën pjesë në dasmë, ndonëse kjo e fundit u tërhoq vetë për shkak të debatit me Ilnisën.

Ajo i tha Meritonit se e respekton, por nuk dëshiron të jetë pjesë për shkak të përplasjes me banoren.

Ata po qëndronin larg të tjerëve, duke anashkaluar dasmën e çiftit.

Lexo edhe:  Alisa në ‘hall’, Urimin po ia ngacmojnë edhe djemtë