Xhuli nuk heziton ta thotë: Po të isha në Big Brother Albania, do lidhesha me Luizin

Modelja Juliana Nura, njëkohësisht ish-banore e “Big Brother Vip Kosova” ka shkaktuar bujë vazhdimisht me deklaratat e saj.

Një nga më viralet, është kur ajo ka thënë se ka qenë në një lidhje me Noizy-n, ndërsa vetë reperi e ka mohuar diçka të tillë.

Ajo ishte e ftuar së fundmi në “E Diell”, për shumë të pathëna, ku është pyetur lidhur me djemtë e Big Brother Vip Albania.

Juliana është shprehur se nuk i njeh mjaft mirë, përveç njërit. Bëhet fjalë për fituesin e BBV, Luiz Ejllin, për të cilin modelja ka bërë edhe një shaka.

“Po të isha në Shqipëri do isha lidhur me ndonjë djalë. Për shembull me Luizin. Ndoshta do isha lidhur po të më kishte pëlqyer ndonjëri”.
Menjëherë pas kësaj deklarate, Juliana është përpjekur të qetësojë ujërat duke iu drejtuar Kiarës.

Lexo edhe:  Rrogat e "lodhta", mbi 100 policë dhanë dorëheqje këtë vit