Xhuli komenton lojtarët e Kombëtares: Jasir Asanin do e merrja për shofer

Juliana Nura ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në TV Klan te emisioni “Kampionët” të drejtuar nga Marina Vjollca. Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova ka komentuar lojtarët kombëtares shqiptare.

Jo për aftësitë e tyre në fushën e lojës, por për pamjen fizike. “Nga çun mamaje deri te shofer personal”, komentet e ish-banores kanë shkaktuar të qeshura në studio.

“Shpresoj që çunat e Kombëtares të mos e marrin shumë seriozisht këtë dhe e them që i dua të gjithë dhe do jem me ju deri në pikën e fundit ashtu siç jeni, do jem me Kombëtaren tone”, ka theksuar Juliana, ndërsa vazhdon duke komentuar futbollistët.

Lexo edhe:  Me fashë në këmbë: Publikohet fotografia e Vali Corleones pas plagosjes