Xhemaili ironizon Vetëvendosjen: “Shumë i padijshëm Bajqinovci, por s’keni faj që nuk doni koalicion me ne”

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar Vetëvendosjen dhe deputetin e saj, Mefail Bajqinovcin, përmes një shkrimi në Facebook.

Xhemaili shprehet se pavarësisht mbështetjes së gjerë që gëzon Vetëvendosja, komunikimi i saj mbështetet te figura si Bajqinovci, të cilin e quan “të padijshëm”.

Sipas Xhemailit, Bajqinovci “trimërohet kur i vesh hellankat” dhe nga aty u mban ligjërata si BE-së ashtu edhe lidershipit të AAK-së. Reagimi i zëdhënësit vjen pas deklaratave të fundit të Bajqinovci-t, i cili është shprehur kundër një koalicioni me AAK-në. “Në nivelin e tyre s’ka tjetër përgjigje nga ne në AAK, përveçse: s’keni faj që nuk doni, sepse në AAK nuk do të gjeni Vjosë. Logjika juaj vetëm profile të tilla ëndërron”, përfundon ironikisht Xhemaili.

Lexo edhe:  Drejtori i Policisë: Mund të ketë arrestime të reja për vrasjen e Liridona Ademajt, ende s’është zbuluar motivi