Xhaxhai i Marigona Osmanit i pakënaqur me dënimin kundër Arbër Sejdiut: Shihemi pas 15 vitesh

Remzi Osmani, xhaxhai i Marigona Osmanit, ka thënë se nuk është i lumtur me aktgjykimin dënues me 15 vite burgim kundër Arbër Sejdiut, i dënuar për ndihmë në vrasjen e mbesës së tij.

Osmani, pas përfundimit të seancës ku u shpall aktgjykimi dënues me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, i është drejtuar Sejdiut me fjalët: “Shihemi pas 15 vitesh”.

Pas përfundimit të seancës, Osmani është shprehur i pakënaqur me një pjesë të aktgjykimit.

“Jam plotësisht i lumtur me burgimin e përjetshëm të Dardan Krivaqës, por me të akuzuarin e dytë jo. Kuptohet 15 vite. 2 vite i ka mbajtur, pastaj pesë vite ia hjekin andej-këndej. Me u dënu për 15 vite për pjesëmarrje në vrasje është pak”, ka thënë Remzi Osmani.

I pyetur se çfarë ka nënkuptuar me fjalët që ia drejtori Arbër Sejdiut në përfundimin e seancës, ai ka thënë: “Po, e kam bërë me ia uruar lirimin pas 15 vitesh”.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Katër policët e bllokuar në veri, arrijnë të zhvendosen në stacionin e Leposaviqit