Xhamia e Madhe në Kosovë po merr formë: I zë rreth 15 mijë besimtarë, më e madhja në Evropë
Për vite të tëra u tentua t’i gjendet lokacioni. Më në fund u gjet. Për vite të tëra u bë zhurmë, por ajo po ndërtohet.
Bëhet fjalë për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Kosovë, e që vendin e ka zënë në zemër të Prishtinës.
Në emisionin “Krejt Kapak” më Milot Hasimja, u treguan pamjet e papara të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
“Kjo do të jetë Xhamia më e madhe në Ballkan e në Evropë, do të zë diku afër 15 mijë besimtarë”, tha tutje Myftiu Tërnava në “Krejt Kapak”.