“Xhamia e Madhe” e Prishtinës po merr formë, këto janë pamjet më të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën, kanë parë nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e “Xhamisë së Madhe”, në kryeqytet.

Rama ka shkruar se të bashkuar do të ndërtojmë të ardhmen që e dëshirojmë,


“Punimet në ndërtimin e “Xhamisë së Madhe”në Kryeqytet! Bashkë me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava pamë nga afër punimet, në këtë vend ku zemrat e besimtarëve do të bashkohen në lutje, paqe dhe mirësi 🤲🏽
Respekti është ura që lidh zemrat, ndërsa uniteti është forca që mban të qëndrueshme themelet e shoqërisë tonë”, ka deklaruar ai.


Xhamia Qendrore në Prishtinë është duke u financuar nga fondacioni i DIJANET-it të Turqisë.

Lexo edhe:  KFOR-i hap konkurs për disa vende të punës, përkthyes, kuzhinierë, elektricistë, kopshtarë…!