VV në Mitrovicë kundërshton ndihmen për 16 familjet në lagjen Bair që u preken nga vërshimet

Komuna e Mitrovicës në vitin 2023 ishte njëra prej komunave më të prekura pas përmbytjeve nga reshjet e shiut. Shumë biznese e familje u dëmtuan nga përmbytjet që shkaktoi moti i ligë. Përveç që ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, kryetari i komunës, Bedri Hamza planifikonte t’i subvenciononte me nga 10 mijë euro për 16 familjet e dëmtuara. Këtë e kundërshtuan sot asamblistët e Vetëvendosjes në komunë.

Burime të Periskopit kanë treguar se Vetëvendosje në Mitrovicë sot nuk e votoi propozimvendiin për ndarjen e mjetëve për familjet e lagjës Bair.

“Në mbledhjen e rregullt të kuvendit komunal në Mitrovicen e Jugut, ku ndër pikat tjera ishte edhe propozim-vendimi për subvencionimin e familjeve që ju kanë dëmtuar shtëpitë dhe kanë mbetur pa kulm mbi kokë, në lagjen “Bair” tek kazerma belvedere, grupi i VV në Mitrovicë nuk e voton pikën për me i subvencionu familjet“, tha burimi për Periskopin.

Kujtojmë se në vitin 2023 vërshimet kishin shkaktuar dëme rreth 13 milionë euro.

“Të gjitha shkollat janë duke punuar të gjitha instuticionet shtetërore janë në funksion edhe shëndetësia po punon me kapacitete të plota. Shuma e dëmve në bazë të vlerëave preliminnare e kalojnë ndoshta edhe 13 milionëshin si vlerësime preliminare e shumë objekte jo të kryera”, kishte deklaruar Bedri Hamza.

Lexo edhe:  Prishtina ndan 207 mijë euro për dekorimin e qytetit, këto janë dy kompanitë përfituese