VV-ja përzihet pak edhe në PDK: Basha e të tjerët reagojnë pas vendimit për kandidaturën e Drenasit

Kandidatura e PDK-së për kryetar të Drenasit, nuk ka shkaktuar reagime veç në partinë që drejtohet nga Memli Krasniqi.

Zyrtarë të ndryshëm të Vetëvendosjes kanë reaguar, duke i dalur në mbështetje Ramiz Lladrovcit, i cili nuk u kandidua nga kryesia e PDK-së.

Duke harruar kandidaturat e tyre që përcaktohen nga një njeri i vetëm, Dimal Basha, Nezir Kraki e Blerim Sallahu, janë përzier në zhvillimet e PDK-së.

Nezir Kraki i Guxo-s, parti e cila në shumicën e komunave nuk ka guxim as të kandidojë, është kthyer me postimet e tij të famshme “fundi”. Përderisa kohë më parë ia dha fundin Amerikës, kësaj radhe ia dha fundin PDK-së.

“Fundi i PDK-së”, shkroi ai, duke aluduar në vendimin për kandidaturën e Petrit Hajdarit në Drenas.

Dimal Basha, si zakonisht, i zëshëm për të komentuar gjithçka për partitë e tjera, por kurrë për Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se 90% të PDK-së e kontrollon Sami Lushtakun, kurse përfshiu këtu edhe qytetarët e Ferizajt.

“Ju kam thanë që sot 90% të PDK-së e kontrollon Sami Lushtaku! Tash kur t’nalna me mendu, 11,400 ferizajli janë çu n’mengjes me fuqizu Sami Lushtakun, që sot ta përjashton Lladrovcin si kandidat të PDK-së, veç sepse nuk e lejon me zhvat! Nginu tash PDK!”, ka shkruar Basha.

E vulën këtyre reagimeve nga VV-ja ia dha ‘vaji në tepsi’. Blerim Sallahu ka shkruar se lista e PDK-së për kandidatura është hartuar në Skënderaj.

“Lista e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e subjektit politik PDK është hartuar në Skenderaj, ndërsa është votuar në Prishtinë!”, tha ai.

Këto reagime erdhën pasi kryesia e PDK-së, me 26 vota vendosi që Petrit Hajdari të jetë kandidat për Drenas.

Me votë dërmuese në favor të tij, Petrit Hajdari është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të tetorit.

Lexo edhe:  Kosovari bëhet hero në Gjermani, shpëton jetën e një një tre vjeçare në pishinë

Burime të gazetës ‘Nacionale’ tregojnë se peshorja mes Ramiz Lladrovcit dhe Petrit Hajdarit ka anuar fort në anën e këtij të fundit në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje u vendos përfundimisht se Lladrovci s’do të ketë vulën zyrtare të PDK-së për të kandiduar për kryetar të Komunës së Drenasit, por rivali i tij Petrit Hajdari.

26 vota në mbështetje dërrmuese kanë qenë në favor të Petrit Hajdarit, ndërsa vetëm 4 për Ramiz Lladrovcin. Një votë ka rezultuat e pavlefshme.

Ramiz Lladrovci qe disa muaj me radhë ka pasur tone të mprehta dhe konfrontuese se nuk do të lejojë kandidaturë tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës për të garuar në Drenas, përpos vetes.

“Nuk ka bir nane që më largon nga PDK-ja”, është një lajtmotiv që Lladrovci e ka përsëritur disa herë në një seri paraqitjesh televizive.

Lladrovci dje në një reagim në faqen e vet, pati thirrje ndaj Kryesisë së PDK-së që të reflektojnë dhe të miratojnë kandidaturën e vet.

Kryetari i Drenasit madje e quajti “të papritshme” që në rend të parë emri i tij të vendosej “në garë” për t’u shqyrtuar nga Kryesia.

“Vendosja e emrit tim në garë, për tu zgjedhur nga anëtarët e Kryesisë së PDK-së, pa marrë parasysh sukseset e komunës dhe punës së shkëlqyer të degës, nuk ishte e pritshme për qytetarët e bastionit të PDK”, shkroi ai,

“Anëtarët e Kryesisë pres të mos jenë të ndikuar nga keqbërësit. Mospjesëmarrja në votim për kandidatin për degën e Drenasit do të ishte argument se janë kundër bedelëve. Asnjë anëtarë të Kryesisë nuk e kam kontaktuar rreth votimit, sepse, pres të mos jenë pjesë e padrejtësisë”.

Lexo edhe:  Drenicasi i dehur i lypi para mandej e detyroi bashkëshorten t’ia jap vathët e arit

Për më tepër, Lladrovci i kujtoi Kryesisë së PDK-së që në rast të zgjedhjes së kandidatit tjetër, duhet të kihen parasisheh implikimet që pasojnë.