Vushtrriasi zhduket, e njofton familjen se ka shkuar në Beograd – ua lë një mesazh

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Begaj të Vushtrrisë, ku një familje nuk kishte asnjë informacion për djalin e tyre 32-vjeçar, me nevoja të veçanta, i cili ishte larguar nga shtëpia mesditën e 20 shkurtit.

Vëllai i tij e kishte denoncuar të riun si të zhdukur gjatë ditës së djeshme, pas kërkimeve që kanë bërë si familje, por që rezultuan pa sukses. Pasi nuk arritën të binin në gjurmët e tij, kjo i shtyri që të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, kanë nisur hetimet për gjetjen e 32-vjeçarit, teksa familja ka njoftuar sërish Policinë se ai është lajmëruar nga Beogradi, duke iu thënë se do të kthehet sërish në shtëpi.

Lexo edhe:  Ministri i Qeverisë së Kosovës kërcënohet me vrasje nga Serbia