Mbyllet restoranti ‘Ora’ në Podujevë, dyshohet se u helmuan pesë anëtarë të një familje

Rastet e helmimit nëpër lokale e restorante të ndryshme kanë qenë të shpeshta kohëve të fundit. Kështu ka ndodhur edhe në një restorant në Podujevë, ku pesë persona, anëtarë të një familje dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar aty, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet falë për restorantin “Ora”, ku familjarët që dyshohet se janë helmuar kanë qenë në një aheng familjar. Në mesin e viktimave, Sinjali mëson se janë edhe dy fëmijë.

Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Podujevës, e më pas janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare, thonë burimet.

Në anën tjetër edhe Policia është vënë në dijeni për detajet e para që dihen mbi atë që ka ndodhur.

Pas aktivizimit të njësive policore, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e AUV-it dhe si rezultat është mbyllur përkohësisht restoranti.

Lexo edhe:  Zbulohet kush është gruaja e arrestuar në Prishtinë: Dërgohet në burg, kishte 7 urdhër arreste aktiv