Vushtrriasi sulmohet nga qentë endacakë në mes të qytetit

Një qytetar është sulmuar nga qentë endacakë pasditën e sotme në shëtitoren “Enver Zymberi” në Vushtrri.

Qytetari ka pësuar lëndime në këmbë si pasojë e kafshimit nga qentë endacakë.

Siç bën me dije një dëshmitar nga vendi i ngjarjes qytetari ka shpëtuar pa pasoja më të mëdha falë reagimit të shpejtë të disa kalimtarëve të rastit.

Lexo edhe:  “Anije, vetura, ari, armë, kamera” – Prokuroria njofton se çka u konfiskua gjatë bastisjes së pronave të Radojçiqit