Vushtrriasi si “kapadai” sulmoi policët, njërin e bëri për spital
Një person në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri është arrestuar të enjten, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë.
Siç bëhet e ditur nga raporti i Policisë, njëri nga zyrtarët policor ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Haxhi Zeka, Vushtrri 04.01.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë si dhe ka refuzuar të legjitimohej. Një zyrtar policor ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport