Pamje të rënda nga aksidenti ku vdiqën dy mërgimtarët

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmë për dy familjet kosovare.

Dy nga më të dashurit e familjes Hoxhaj dhe Rexhepi, humbën jetën tragjikisht pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra nga një aksident trafiku.

Aksidenti është shkaktuar në shtetin e Hungarisë rreth orës 01:00 pas mesnatës.


Dy viktimat e këtij aksidenti ishin familjarë mes vete.

Postimi i plotë nga familjarët:

Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë !

Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar.

Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik.
U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë.

Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, inshaAllah

Për varrimin do t’i informojmë me kohë

Lexo edhe:  Gruaja nën rrënoja poston fotografi në Twitter: “Më shpëtoni”