Vushtrriasi Milot Rashica ia bën “sefte” me Besiktasin, feston me shqiponjë
Milot Rashica ka gjetur golin e parë me Besiktasin në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 40-të ndaj Sivassporit.
Besiktasi është duke fituar me rezultatin 2:0
Ndryshe Rashica vitin e kaluar kishe luajtur për Galatasaray në Turqi ndërsa këtë sezon befasisht ka kaluar tek Besiktasi, që është rival i madh i ish ekipit të tij.