Paraburgim për nipin që e sulmoi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie sekuale me të

I riu që u arrestuar nën dyshimin për tentim vrasjen e dajës së tij në Fushë Kosovë, ka përfunduar në paraburgim. 34-vjeçari po dyshohet se e sulmoi me thikë dajën e tij pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe të konsumonte drogë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.N, e kishte ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumoj substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënjë seksuale dhe pasi viktima kishte refuzuar, i pandehuri e kishte sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse”.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lexo edhe:  Prizren: Punëtori 23-vjeçar pëson lëndime të rënda, makina prerëse i bie në këmbë