Vushtrriasi Milot Rashica e pret Fitër Bajramin me familje, uron besimtarët

Besimtarët mysliman në gjithë botën sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Galatasarayt ka uruar besimtarët e fesë Islame me rastin e kësaj feste.

Bashkëshortja e Rashicës, Belkiz Kera, ka publikuar një fotografi të përbashkët me Milot Rashicën dhe dy fëmijët e tyre, postim të cilin e shpërndau edhe vetë lojtari vushtrrias.

“Urime festa e Fitër Bajramit” – shkruhet në postimin e tyre në rrjetet sociale.

Lexo edhe:  Prizrenasi i la çelësat brenda, hajnat ia vjedhin veturën e parkuar para shtëpisë