Vushtrriasi Milot Rashica e pret Fitër Bajramin me familje, uron besimtarët
Besimtarët mysliman në gjithë botën sot festojnë festën e Fitër Bajramit.
Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Galatasarayt ka uruar besimtarët e fesë Islame me rastin e kësaj feste.
Bashkëshortja e Rashicës, Belkiz Kera, ka publikuar një fotografi të përbashkët me Milot Rashicën dhe dy fëmijët e tyre, postim të cilin e shpërndau edhe vetë lojtari vushtrrias.
“Urime festa e Fitër Bajramit” – shkruhet në postimin e tyre në rrjetet sociale.